Transferimi më i fundit i Chelsea-s, Timo Werner ka zbuluar se dëshira e madhe për të luajtur nën urdhrat e Frank Lampard-it ishte arsyeja kryesore pse u transferua në “Stamford Bridge”.
Gjermani kërkohej ngulshëm nga Manchester United e Liverpool-i, mirëpo “Blutë” arritën ta realizojnë transferimin e lojtarit për 54 milionë euro nga RB Leipzig, transmeton portali arbresh.info.
Werner ka bërë me dije se projekti i Lampard ka qenë i përkryer, ndërsa transferimin e sheh si ëndërr e bërë realitet.
“Kemi biseduar shumë për sistemin, si Lampard dëshiron të luaj dhe do të më shoh mua të luaj. Ai me një më mirë dhe përshtatemi mjaftë mirë ne dy”.
“Kur ke vendimin për tu transferuar nga klubi i vjetër në një klub të madh si ky, është ëndërr e bërë realitet sepse Chelsea është vërtet klub i madh”.
“E di që shumë lojtarë këtu kanë fituar Ligën e Kampionëve me Drogba, me trajnerin Frank Lampard, Petr Cech si këshillues, është ëndërr e bërë realitet”, deklaroi ai.
Werner do jetë me “Blutë” në Ligën e Kampionëve, ku përballen me Bayern Munich-in, ndërsa ndeshjen e parë skuadra angleze humbi me rezultat 0 – 3./arbresh.info.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...