Propozim- vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e masës së vetëizolimit për shtetasit kosovarë që kthehen nga Shqipëria, ka ngjallë reagime të shumta, jo vetëm nga qytetarë e biznesmenë, por edhe nga vet politikanët.
Një masë e tillë u quajt absurde nga Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj – Stublla, por mospajtim kishte edhe nga Zëvedendëskryeministrja nga NISMA Socialdemokratike, Albulena Balaj -Halimi. E, shqetësimi më i madh mbetet nga Agjensionet Turistike në Kosovë.
Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Tranportit Rrugor, sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Avdullah Hoti dhe Ministrin e Infrastrukturës, Arban Abrashi.
Kurtishaj ka thënë se ka marrë garancinë nga të dy, që s’do të ketë masë të vetëizolimit për kosovarët që kthehen nga shteti amë, pasi sipas tij vatra e COVID-19 s’është në Shqipëri, por në Kosovë.
“Sa i përket çështjes së masës së vetëizolimit, dua të falënderoj zv.kryeministren e Kosovës, Balaj – Halimi, përkatësisht ministrin Vesel Krasniqi i cili ishte kategorik kundër vendosjes së masës së izolimit për pushuesit nga Kosova që do të shkojnë në Shqipëri, gjatë kthimit të tyre.
Por një falënderim edhe për ministrin Abrashi, edhe kryeministrin Hoti që kanë marrë për bazë kërkesën time si Kryetar i Transportit Rrugor të Udhëtarëve, njëkohësisht Kryesues i Kuvendit të Odës Ekonomike, shqetësimin e bizneseve për të adresuar çështjen e masës së izolimit për kthimin e shtetasve kosovarë nga Shqipëria.
Janë dy – tri çështje themelore që duhet përgjigj. E para, vatra e krizës së pandemisë nuk është në Shqipëri, por në Kosovë. E dyta, çështja e krijimit të imunitetit të përgjitshëm të popullatës, pra perderisa shumë qytetarë tashmë i kanë pagat shumë të ulëta, shumë nga ta s’kanë mundësi fare të shkojnë në Shqipëri, derisa para nesh është sezona e vjeshtës dhe e dimrit, andaj është më së e domosdoshme të krijohet edhe imuniteti për t’u përballë me këtë virus. Prandaj është e domosdoshme që ata të qëndrojnë për disa ditë në diell, përballë detit apo në jod.
Çështje tjetër, është ajo e pagesës së hoteleve, qoftë nga kompanitë, qoftë nga agjensionet turistike apo edhe nga qytetarët që kanë dhënë avansin e tyre. Pra, kush do të merret me ta.
Duke i pas në konsideratë të gjitha këto, unë ja kam spjegu detajisht secilit ministër dhe tashmë kemi edhe koordinimit, garancinë që s’do të ketë vetëizolim për qytetarët e Kosovës që kthehen nga Shqipëria”.
Kurtishaj në fund thotë se ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që kanë planifikuar Festën e Bajramit apo ditë e fundjavës t’i kalojnë në brigjet e bregdetit shqiptar.
“Kryeministri Hoti tha se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është dukë udhëtuar drejt Tiranës për t’u takuar me homologun e tij shqiptar, për të marrë masa të sigurisë, por në asnjë mënyrë jo izolimin”, përfundon ai/indeksonline/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...