Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka vizituar Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku edhe ka marrë mbështetjen e plotë të tij për nismat e MPMS-së, lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore që ua mundëson të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së të drejtën për të punuar ne sektorin privat, si dhe për lejimin e përfitimit edhe të pensioneve meritor për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Ai tha se si çdoherë edhe sot është ndjerë krenar kur ka vizituar OVL-UÇK.
Ministri Reçica bashkë me kryetarin e kësaj organizate të respektuar, Hysni Gucati, kanë diskutuar për gjendjen e veteranëve në ketë situatë të vështirë pandemike dhe për tema tjera me interes të përbashkët.
Ministri i Reçica e ka njoftuar kryetarin Gucati dhe mori mbështetjen e plotë të tij për nismat e MPMS-së lidhur me ndryshimet e nevojshme ligjore që ua mundëson të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së të drejtën për të punuar ne sektorin privat, si dhe për lejimin e përfitimit edhe të pensioneve meritor për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës.
Sipas një komunikate, në këtë takim, ministri Reçica i dha mbështetje kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucati, që të gjitha hallet dhe kërkesat e tyre do realizohen konform mundësive buxhetore dhe legjislacionit në fuqi.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...