Google ADS

Ndalohen nga policia punimet për ujin e pijshëm në fshatin Siniçan

17:32 | 28 Korrik 2020
Arbresh.info

Ka dështuar edhe sot tentimi për vazhdimin e punimeve për ujësjellësin e fshatit Siniçan të Tetovës. Punët janë penguar nga pjesëtarë të policisë, të cilët, kanë ftuar në Stacionin e Policisë së Tetovës kreun e komunës së Bogovinës Albon Xhemaili, për të biseduar për gjetjen e zgjidhjes. Para policisë ku për rreth një orë qëndroi kreu i komunës Xhemaili, u mblodhën edhe dhjetëra banorë të Siniçanit, të cilët, kërkojnë nga Sektori i Punëve të brendshme, lejimin e vazhdimit të punimeve për ujësjellësin.

“Unë nuk e di, nuk i kuptoj, kjo për ekzistencën tonë e marrim ujin. Nuk i duhet askujt ky ujë, unë nuk e kuptoj përse. Qeveria duhet të merr masa, kjo është ekzistenca e njeriut. Unë kam 70 vite ende ujë për pije nuk kam, unë shkoj nëpër fshatra tjerë mbushi ujë sepse del i papastër”.

“Që kur kam lindur e deri më tani përkohësisht e kemi rregulluar punën por sërish na vjen puna mos kemi ujë të pastër. Uji siç tregojnë rezultatet është katastrofë, edhe kafshët nuk duhet ta pinë. Nuk e di kujt i bie keq dhe inat përse marrim ujë, kur ai ujë nuk i duhet askujt.

“Kërkojmë, ujë nuk kemi, 95 për qind ka dalë i papijshëm, helm është. Çka të bëjmë? Veç të ikim prej fshati ku të shkojmë tjetër”.

“Unë jam i brengosur për qytetarët e mi dhe e kuptoj edhe politikën që i bën punët e veta, por unë jam i detyruar me ligj dhe këmbëngul që qytetarëve të mijë t`iu siguroj ujë për pije. Organet e policisë janë shumë decid, nuk mund të vazhdohen punimet. Unë edhe lartë iu thash por janë aq të prerë saqë në raste të caktuara kërkojnë edhe arrestimin tim’- deklaroi Albon Xhemaili, kryetar i komunës së Bogovinës.

“E ndërsa përplasjet mes institucioneve vazhdojnë, qindra shtëpi të fshatit Siniçan konsumojnë ujë nga kjo pishinë, që i furnizon tani e disa dekada me radhë, në të cilën shkruan, “Ky ujë nuk është i pijshëm”. Ky ujë nga Instituti i Shëndetit Publik, është ndaluar edhe për përdorim teknik sepse, tek i njëjti gjenden papastërti të shumta dhe bakteri esheria koli”.

Fshati Siniçan me mungesë të ujit për pije po përballet tani e disa dekada. Ndërsa tani me iniciativë të banorëve dhe financim nga ana e tyre, dhe me përkrahjen e komunës, kanë filluar punimet për sjelljen e një burimi të përkohshëm, por i njëjti fillimisht u pengua me kërkesë të banorëve të Urviçit, të cilët pretendojnë se burimi iu takon atyre, ndërsa tani, punimet pengohen nga ana e Policisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme