Njofton ministri Kuçi: Zhbllokohen llogaritë e Telekomit!

17:21 | 28 Korrik 2020
Arbresh Info

Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se janë zhbllokuar llogaritë e Telekomit.

Ai thotë se nga nesër llogaritë do t’I kthehen normalitetit.

Ky është postimi i plotë:

Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

Pas shumë përpjekjeve, sot arritëm dakordimin për zhbllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës.

Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë.

U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme