Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi paralajmërime në lidhje me transmetimin e ri të coronavirusit në hemisferën veriore, duke thënë se ky virus nuk i ngjanë gripit i cili ndjek “trendët” sezonale.
“Njerëzit ende mendojnë për stinët. Duhet ta kemi parasysh që ky është një virus i ri dhe ai po operon ndryshe”, tha Margaret Harris nga OBSH, duke nxitur vigjilencën tek popujt në zbatimin e masave për të ngadalësuar transmetimin, i cili po përhapet përmes tubimeve.
Ajo e dha edhe një sqarim për sa i përket hipotezave të ndryshme për valët e pandemisë.
“Virusi po operon me një vale të madhe. Rastet do të pësojnë lëkundje, poshtë e lartë. Ne duhet të punojmë në mënyrë që të rrafshojmë sëmundjen”, u shpreh zyrtarja.
Ndryshe, numri i të prekurve globalisht nga coronavirusi u rrit në 16.5 milionë, ndërsa raportohet se 654 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe kthjellime ne lin...
“Jam që 48 vite në futboll” – deklarata e Ancelottit pas El ...
10 ushqimet ideale që duhet të konsumohen në mëngjes
Moti sot me diell
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku