Avdullah Hotit i del nga “dora” qeveria

12:24 | 28 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, si duket i kanë dal jashtë kontrollës ministrat.

Nuk dihet nësë mungon koordinimi i tyre me shefin e qeverisë apo Hoti nuk i merr parasyesh propozimet e tyre, raporton arbresh.info.

Për këtë edhe punët brenda koalicionit të qeverisë nuk janë mirë.

Ministrat nga radhët e AAK-së, partnerit kryesor të LDK-së, në qeveri nuk po i përfillin vendimet e shefit të tyre.

Shefi i qeverisë, Avdullah Hoti, nuk ka ka punët mirë as me partnerin tjetër të koalicionit NSIMA-në, pasi i pari i kësaj partie, Fatmir Limaj, është kundër vendimeve të qeverisë.

E as numri dy i tij, Albulena Balaj-Halimi, zëvendëskryeministre, nuk është se është dakord më propozimet e qeverisë, ajo ka hequr dorë nga disa pozita të cilat i janë propozuar nga Hoti.

Balaj, nuk kishte marr pjesë as në disa mbledhje të qeverisë pikërisht për këto mospajtime.

Ministrja Haradinaj – Stublla kundër kryeministrit Hoti: Absurde kërkimi i testit negativ për hyrje me Shqipërinë

Haradinaj kundër masave të reja, kërkon të gjendet mënyra për mbajtjen e dasmave

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme