Përmes një postimi në Facebook, ministrja Ogerta Manastirliu ka apeluar sërish për respektim dhe zbatim të masave antiCovid.
“?#COVID19
NORMALITETI I RI, që bota nuk e kërkoi vetë, por e solli koronavirusi dhe sëmundja që ai shkakton, COVID-19, kërkon prej të gjithëve ne, dhe sidomos prej më të rinjve pak, shumë pak.
Nuk kërkon sakrifica të mëdha, por pak më shumë vigjilencë në përditshmërinë tonë.
Kërkon që ta jetojmë ditën, si njerëz të përgjegjshëm, me merakun se çdo pakujdesi e vogël, mund të na bëjë bartës të një sëmundjeje, që më pas ua transmetojmë prindërve, gjyshërve, më të dobtëve.
Kërkon që të heqim dorë për ca kohë – deri kur pandemia të jetë mposhtur prej komunitetit mbarëbotëror të mjekëve dhe shkencëtarëve- nga grumbullimet dhe festat në turma, që sot janë kthyer në vatrat kryesore të përhapjes së infeksionit”, shkroi Manastirliu.
Më tej shtoi:
“Kërkon që ta shohim distancimin fizik, jo si një mënyrë për t’u larguar nga të dashurit, por si një mjet për t’ua treguar edhe më fort dashurinë. Duke i mbrojtur.
Kërkon që të përdorim maskën atje ku distancimi është i pamundur, dhe të zbatojmë rregullat e higjenës kudo e çdo çast që e kemi të mundur.
NORMALITETI I RI kërkon nga ne pak, shumë pak.
Disa rregulla të thjeshta, por JETËSHPËTUESE!”
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën