Dje është raportuar për djegie të mbeturinave në afërsi të stacionit hekurudhor të Tetovës, nga ku si pasojë është shpërndarë tym dhe aromë e pakëndshme nëpër të gjithë qytetin. Nga njësia e zjarrfikësve të Tetovës informuan se në këtë vend është intervenuar dy herë gjatë ditës.
“Bëhet fjalë për sasi të mëdha mbeturinash që dikush i ka deponuar në afërsi të stacionit hekurudhor në Tetovë. Gjatë ditës dy herë kemi intervenuar në atë vend. Për fat të keq, më duhet të konstatoj se këto zjarre janë për shkak të ndezjes së qëllimshme të zjarrit me qëllim që të digjet një pjesë e mbeturinave”, theksoi Uka Aliti, komandant i njësisë së zjarrfikësve të Tetovës.
Zjarrfikësit gjatë ditës intervenuan edhe në dy zjarre të barit të thatë, ndërsa mbrëmë edhe në zjarr të automobilit në lëvizje në autostradën Gostivar-Tetovë.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...