Matthias Ginter i Borussia Monchengladbach pritet të jetë në mesin e emrave të nxehtë në tregun e transferimeve këtë verë.
Pas interesimeve nga Arsenal dhe Chelsea, është tani edhe Inter që i bashkuar garës për mbrojtësin e qendrës, raportojnë mediet në Gjermani, përcjell laujmi.net.
Inter është vënë në kërkim të një zëvendësuesi për Diego Godin, dhe e sheh Ginterin si kandidatin ideal.
Por, për të arritur te mbrojtësi gjerman, Inter duhet të mposhtë konkurrencën e Arsenal dhe Chelsea.
Ginter është pjesë e Borussia Monchengladbach që nga viti 2017, kur ishte transferuar nga Dortmund.
Ai gjithashtu ka edhe 29 paraqitje për Kombëtaren e Gjermanisë.
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen