Deputetja e Kuvendit të Kosovës Eliza Hoxha është shëruar nga koronavirusi. Nëpërmjet një rrëfimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka treguar përvojën e saj me infeksionin. Ajo thotë se ka kaluar 10 ditë në spital, derisa tani do të vazhdojë të kurohet në shtëpi.
Ajo u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mbajnë maskën, distancën dhe higjenën personale.
“Pas 20 ditësh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi shpie ne vazhdim”, shkroi Hoxha në Facebook.
“Virusi duket se ka një paketë simptomash identifikuese, por pasojat e virusit nuk janë të njejta për asnjë person. #lajiduart #QiteMaskën #mbajedistancën Për vete, për tjetrin. Për jetën!’, shkroi ajo.
Shkrimi i plotë i Hoxhës në Facebook:
Nata e bënte të veten. Dukej se pas terapisë së mbrëmjes të gjithë rehatoheshin për gjumë. Por teknikët e oksigjenit nuk ndalonin asnjëherë duke sjellë boca të reja…Zhurmë, krisma, tërheqje zvarrë e të tyre sepse gjithcka bëhej manualisht…por kishte edhe një rrëmujë tjetër në terracën e dhomave mbrëmë. Dola jashtë…Ora 01:00 e natës. Në dhomën nr. 9 vdiq edhe një burrë. Shqetësim, pasiguri, paqartësi… I shprehë ngushëllimet e mia djemëve të tij dhe kthehem në dhomë.
Tani kishte edhe një grua në dhomën time e cila mezi ngopej me frymë. Ishte 24 orë me oksigjen shtesë. Dikur fjeta.
Si në ëndërr më dukej se dikush thërriste emrin tim…sa e sa herë me rradhë… Në fakt u zgjova dhe guaja pranë shtratit tim gjëmonte e rënkonte duke thirrur me rënkim emrin tim e duke përsëritur ” më është ndal oksigjeni” . Ora 03:20 e mëngjesit.
Kërceva nga shtrati e trishtuar…Motër …motër…nuk ka më oksigjen…U shqetësua edhe ajo…i thirri teknikët, erdhën dhe e ndërruan bocën…
Ajo u rehabilitua dhe fjeti përsëri…por unë më nuk fjeta…cka nëse nuk e kisha dëgju…cka nëse nuk kishte pas bocë tjetër me oksigjen atë natë…cka, nëse?!…
Më zuri mëngjesi me sy hapun.
Natë në dhomën nr.6 – infektive – reparti B
Pas 20 ditesh – 10 në shpi e 10 në spital nga sot zyrtarisht jam Covid Free, por ende me terapi shpie ne vazhdim.
Dua me këtë rast veç nja dy tre fjalë, ndoshta i shërbejnë dikujt…
I falenderoj mjeket dhe infermierët e infektives për përkushtimin dhe energjinë e mirë! Ju falenderoj të gjithë juve miqë e dashamirë që u kujdesët, më këshilluat e më inkurajuat për të vazhduar!
Falenderim special për Arditën dhe Ardianin udhërrëfyesit e mijë gjatë kohës sa isha në vetizolim!
U jam shumë mirënjohëse!
Ka qenë eksperiencë shumë e çuditshme dhe sfiduese edhe përtej dimesionit shëndetsor!
Në fund fare ka një gjë të thjeshtë.
#lajiduart
#QiteMaskën
#mbajedistancën
Për vete, për tjetrin. Për jetën!
?❤️
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...