Golat e parë të Rashicës dhe Muriqit në Superligën e Kosovës

22:41 | 27 Korrik 2020
Arbresh.info

Milot Rashica dhe Vedat Muriqi hapat e parë në karrierën e tyre si futbollist i kanë marrë në futbollin e Kosovës.

Rashica kishte debutuar te Llamkos Kosova, me të cilën skuadër në vitin 2014 kishte fituar titullin e kampionit.

Sot ylli i Werderit në Bundesligë, njihet si një nga futbollistët më të rinj që ka debutuar në Superligën e Kosovës.

Në anën tjetër, Muriqi debutimin në futbollin profesional e ka bërë te Liria e Prizrenit, për të vazhduar në Shqipëri, dhe sot është pjesë e Fenerbahces në Superligën e Turqisë.

Gazetari Arlind Sadiku është kthyer në kohë, duke sjellë golat e parë të Milot Rashicës dhe Vedat Muriqit në Superligën e Kosovës.

https://www.facebook.com/575834936/videos/10160099721564937/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme