Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani i ftuar ka folur për situatën aktuale në vend në luftë me pandeminë Covid-19.
Thotë se IKSHPK është institucion i pavarur dhe më kredibil i shëndetësisë publike në vend.
Tha se në fillim nuk kishin menduar se koronavirusi do të zgjaste, në emisionin Pressing në T7.
Ai shpjegoi se këshilluan hapjen më 1 qershor, pasi menduan se për tre muaj qytetarët do të mësonin si të mbroheshin nga Covid-19.
“Kemi pasur “presion” që të shpëtojmë jetën e njerëzve dhe “presion” që të shpëtojmë ekonominë. Ne vendosëm për të shpëtuar njerëzit, janë dhënë udhëzuesit se si të sillemi”, tha Ramadani.
“Lirimi ka qenë dashtë të bëhej, sepse çdo shtet e ka bërë”, tha Ramadani, duke treguar se masat e aplikuara në Kosovë nuk kanë qenë shtrënguese sikurse në vendet tjera.
Ai thotë se qytetarët duhet të mësohen të jetojnë me koronavirusin, dhe sa më herët që ndodh një gjë e tillë, situata do të përmirësohej.
Ai ka ripërsëritur disa herë se askush përveç epidemiologëve nuk duhet të udhëzojë menaxhimin e pandemisë.
Gjeorgji: Rezultatet paraprake e nxjerrin të parën partinë q...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj
Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe kthjellime ne lin...
“Jam që 48 vite në futboll” – deklarata e Ancelottit pas El ...
10 ushqimet ideale që duhet të konsumohen në mëngjes
Moti sot me diell