Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me hetimin që po ia bën Agjencioni Kundër Korrupcionit i Serbisë ndaj Goran Rakiqit, zëvendëskryeministër i Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe, duke thënë se ky veprim paraqet ndërhyrje flagrante të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, pasi Goran Rakiq po trajtohet si qytetar dhe shtetas i Serbisë.
KMDLNj thotë se Qeveria e Kosovës përkatësisht kryeministri Hoti duhet të deklarohet për këtë rast sepse është joserioze, nënçmuese dhe nëpërkëmbje e kredibilitetit që të lejohet që shteti i Serbisë që ka sjellje shkatërruese dhe armiqësore ndaj Kosovës të hetojë zyrtarët më të lartë të saj qoftë ai edhe Goran Rakiq.
Reagim i KMDLNj – së:
AGJENCIONI KUNDËR KORRUPCIONIT I SERBISË E HETON ZËVENDËSKRYEMINISTRIN E KOSOVËS !!!!!
Serbia nuk po i ndalë provokimet kundër Kosovës dhe institucioneve sikur edhe bartësve të posteve më të larta. Agjencioni Kundër Korrupcionit paska nisur hetimet për mosdeklarim të pasurisë kundër Goran Rakiqit, zëvendëskryeminister i Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe për shkak të mosdeklarimit të pasurisë si drejtor i ndërmarrjes Standard, ndërmarrje pjesë e sistemit paralel të Kosovës duke e kërcënuar me burg prej 6 muaj e deri në 5 vite.
Ky veprim paraqet ndërhyrje flagrante të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës dhe Goran Rakiq po trajtohet si qytetar dhe shtetas i Serbisë. Qeveria e Kosovës përkatësisht kryeministri Hoti duhet të deklarohet për këtë rast sepse është joserioze, nënçmuese dhe nëpërkëmbje e kredibilitetit që të lejohet që shteti i Serbisë që ka sjellje shkatërruese dhe armiqësore ndaj Kosovës të hetojë zyrtarët më të lartë të saj qoftë ai edhe Goran Rakiq. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Goran Rakiq duhet të deklarohet rreth këtij hetimi.
Nëse e pranon këtë hetim si të ligjshëm atëherë duhet të jep dorëheqje nga posti që e mbanë në Qeverinë e Kosovës në të kundërtën duhet të shkarkohet nga ky post nga kryeministri Hoti. Nuk mund të jeni edhe udhëheqës i ndërmarrjes paralele, të pranoni hetim nga Agjencioni Kundër Korrupcionit të Serbisë e në të njëjtën kohë të jeni zëvendëskryeministër i Kosovës! Nëse kjo pranohet atëherë nënkupton se Kosova po pranon ndarjen e sovranitetit juridik me Serbinë e kjo është e papranueshme. Nuk ka raste të ngjashme në botë dhe një shtet normal nuk do ta pranonte këtë.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...