Qeveria është tërhequr përkohësisht nga nisma ligjore për amnistinë fiskale. Sot në Komisionin e Ekonomisë, deputetët e maxhroancës kanë kërkuar që diskutimet të shtyhen për në shtator. Ishte deputetja Evis Kushi, që u bëri këtë kërkesë kolegëve të saj dhe tha se nuk është një tërheqje e qeverisë, por fitim kohe për të arritur një dakordësi dhe konsensus.
“Kjo nuk është tërheqje e qeverisë. Ne e hodhëm këtë projektligj. Presim që të marrë gjithë kohën e duhur që të kemi dakordësi. Nuk është tërheqje. Kur e nisëm nuk menduam sa komente dhe sugjerime do na vinin. Vlerësojmë faktin për kohën. Qeveria mirëpret të gjitha sugjerimet, propozimet dhe vërejtjet. Por t’i japim vlerën dhe kohën e duhur”, u shpreh ai.
Po ashtu kryetarja e Komisionit, Milva Ekonomi ka thënë se qeveria nuk është tërhequr nga amnistia fiskale, por tregim profesionalizmi. “Kjo nuk është tërheqje. Duhet më shumë seriozitet. Ne bëmë një seancë dëgjimore shumë profesionale. Kërkuam të gjitha palët e interesit, i falenderojmë për kohën që harxhuan, komentet këtu dhe tek Komisioni i Ligjeve. Nuk ka të bëjë fare me tërheqje por profesionalizëm”, tha Ekonomi./dosja/
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...