Google ADS

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë zyrtarisht shtetas grekë

17:55 | 27 Korrik 2020
Arbresh Info

Tom Hanks dhe Rita Wilson kanë një arsye të veçantë për të festuar këtë javë: ata janë të dy zyrtarisht shtetas grek

Në një foto të postuar në mediat sociale nga kryeministri i vendit, të dy me krenari mbajnë pasaportat e tyre të reja, shkruan CNN.

Çifti dhe fëmijët e tyre kanë marrë nënshtetësinë greke vitin e kaluar – pasi zyrtarët theksuan rolin e Hanks në ndihmën për të rritur ndërgjegjësimin për zjarret e vitit 2018 që shkatërruan zonat pranë Athinës dhe morën jetën e më shumë se 100 njerëzve.

Rita ka prejardhje greke nga e ëma, Dorothea, dhe çifti i cili e posedon një pronë në ishullin Antiparos, së fundmi e vizituan këtë shtet evropian për ta festuar ditëlindjen e 64-të të aktorit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme