Google ADS

Vdes nga koronavirusi një person në Gjilan

17:45 | 27 Korrik 2020
Arbresh Info

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka njoftuar se edhe një qytetar i kësaj komune e humb jetën pas infeksionit me COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Haziri, në konferencën me gazetarë, të hënën, ku ka njoftuar se pas 29 rasteve të reja, në Gjilan gjithsej janë prekur 434 qytetarë nga COVID-19, 268 janë shëruar, 152 raste janë aktive, ndërkaq 14 prej tyre kanë ndërruar jetë.

Haziri ka njoftuar se nga sot, Komiteti i Emergjencave e ka ngritur shkallën nga niveli i mesim drejt rrezikut të përgjithshëm.

“Gjilani është në prag të shkuarjes në masa të ashpra të menaxhimit së situtatës së parandalimit të COVID-19. Unë ju falënderoj për solidaritet, por infeksioni tregon se është i pamëshirshëm. Ne nuk mund të luftojmë ndryshe, pos duke e ruajtur distancën, duke e i përdorur maskat dhe duke kufizuar lëvizjet.

Ai tha se është i vetmi rast që sulmi nuk është mbrojtja më e mirë, por mbrojtja është mënyra e vetme që nga sulmi agresiv i viruesit mund të na nxjerr fitues.

“Sot, jo vetëm Kosova, por edhe Gjilani e ka numrin rekord të të infektuarve me COVID-19. Unë apeloj nga të gjithë ata që konfirmohen potivizë që t’i respektoj rregullat strikt, të mos lëvizin dhe të qëndrojë në vetizolim. E dyta, çdo lëvizje e personave asimptomatikë, por që e bartin virusin, është ‘bombë në ecje’ dhe infeksioni potencial për të tjerët është rrezik dhe kërcënim për shëndetin publik”, ka thënë Haziri.

Haziri ka shfaqur shpresën e hapjes së cerdheve, shkollave të futbollit dhe fitneset, derisa ka shfaqur zotimin se nuk do të ketë tolerancë ndaj atyre që nuk i respektojnë masat anti COVID-19.

 

Të ngjashme