Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa apelon të gjithë qytetarët e vendit që të kenë kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
“Më brengosi sot numri i të infektuarve prej 276 me Covid-19. E përjetova këto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Është një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi. Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit”, është shprehur Mustafa.
Ai, ka shkruar në Facebook se duhet të hiqet dorë nga dasmat, ahengjet e ndryshme ku mblidhen shumë njerëz, në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi.
Mustafa, ka shkruar se vet e ka përjetuar infektimin me Covid-19 dhe sipas tij përballja me këtë virus nuk ishte e lehtë.
“Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë. Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë”, ka shruar ai në FB./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Miq të nderuar
Më brengosi sot numri i të infektuarve prej 276 me Covid-19. E përjetova këto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Është një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.
Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.
Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftëse nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetvetes, mjekë të vetëvetes.
Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.
Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.
Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.
Apeloj që institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.
Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin! IM
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...