Emërohet drejtori i Inspektoratit në Prizren

13:03 | 27 Korrik 2020
Arbresh Info

Edon Muçaj, do të jetë drejtor i ri Inspektoratit në komunën e Prizrenit.

Këtë e kanë konfirmuar burime të portalit “Gazeta e Prizrenit”, ndërsa Muçajt që vie nga Arbana, ndonëse nuk ka njoftim zyrtar, tashmë në rrjete sociale i janë drejtuar edhe urime për postin.

Në këtë pozitë, Muçaj do të zëvendësojë Islam Thaçin, i cili kohë më parë është emëruar në postin e drejtorit të Mirëqenies Sociale, pas prishjes së koalicionit LVV-LDK.

Emërimi i drejtorit për Inspektorate plotëson zbrazëtinë e mbetur në kabinetin e kryetarit prizrenas Mytaher Haskuka, pas formatimit të parë të madh bërë qeverisë lokale, pas prishjes së koalicionit me partnerët dhe akuzave e trysnisë për aktakuza gjyqësore dhe tenderë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme