Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas deklaroi se nuk sheh asnjë mundësi që Rusia të kthehet shpejt në G7, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ngriti mundësinë e ripranimit të Moskës në grupin e vendeve të industrializuara.
Arsyet për pengimin e Rusisë ishin aneksimi i Krimesë dhe ndërhyrja në Ukrainën Lindore.
“Për sa kohë që ne nuk kemi një zgjidhje atje, unë nuk shoh një shans për kthimin e Rusisë”, thotë Maas në një intervistë, që u botua sot në gazetat ”Rheinische Post” dhe ”Bonner General-Anzeiger”.
Trump ka propozuar një zgjerim të grupit G7 dhe tha se ai dëshironte të ftonte Australinë, Indinë, Rusinë dhe Korenë e Jugut në takimin e ardhshëm, të cilin ai planifikon ta mirëpresë në shtator, pasi ai u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Vetë Rusia mund të japë kontributin më të madh në hapjen e dyerve të tilla”, tha Maas.
“G7-a dhe G20-a janë dy formate të koordinuara ndjeshëm. Ne nuk kemi nevojë për një G11 ose G12”, shtoi ai.
Anëtarët e G7 janë Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe SHBA.
Maas vuri në dukje se marrëdhëniet me Rusinë janë të vështira në shumë fusha.
“Por, ne gjithashtu e dimë se ne kemi nevojë për Rusinë për të zgjidhur konflikte të tilla si ato në Siri, Libi dhe Ukrainë”, shtoi Maas.
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...