KFOR-i turk në Gjilan ka shpërndarë të hënën dhurata për fëmijët e mbrojtur, në vigjilje të festës së Kurban Bajramit.
Në ceremoninë e shpërndarjes, ka marrë pjesë kontigjenti turk në krye me kolonelin Behlul Behlul, sikurse edhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
Kryetari Haziri e ka falënderuar KFOR’in dhe popullin turk për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit, në shumë fusha.
“Në vigjilje të festave të Bajramit, armata turke tradicioalisht shpërndan dhurata për fëmijët e komunës së Gjilanit. Ne sot e kemi zgjedhur kategorinë e mbrojtur, të cilët i kemi mbështetur gjatë kohës së pandemisë, ndërkaq për këtë festë të Kurban Bajramit, i kemi përzgjedhur për t’i gëzuar me dhurata”, tha Haziri.
“I falënderoj për mbështetjen e tyre edhe si armatë, politikë e diplomaci. TIKA dhe Ambasada turke janë partner të mëdhenj zhvillimor në komunën e Gjilanit, ndërkaq ushtria është ajo që e mirëmban paqen me mandat të NATO. Ndërkohë, Komuna e Bursas dhe qyteti i vjetër Yildirim, janë partnerë tanë, e ndihmon në vazhdimësi arsimin, kulturën dhe zhvillimin lokal ekonomik”, ka shtuar Haziri.
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...