Trajneri i Everton-it, Carlo Ancelotti mendon se trajneri Maurizio Sarri ka bërë punë të mrekullueshme duke e ndihmuar Juventus-in të fitojë titullin e nëntë radhazi.
Ancelotti u shkarkua nga posti i Napoli-t në dhjetor shkaku që dështoi të ‘luftojë’ për Scudetto, transmeton portali arbresh.info.
Kurse, dje “Zonja e Vjetër” fitoi titullin e nëntë radhazi dhe ka pasur lëvdata nga Ancelotti.
“E merituan kampionatin. Krahasuar në të kaluarën, Juventus-i vuajti”.
“Sarri ka bërë punë të shkëlqyeshme, ka pasur kohën për tu adaptuar dhe jam i sigurt se vitin tjetër do këtë efekt ma të madh”.
“Sarri e meriton të jetë në klub të madh si Juventus-i. Kritikat janë normale, por jemi duke biseduar për klubin më të madh në Itali”, deklaroi ai.
Juventus-i mbetet në garë për Ligën e Kampionëve, aty ku do përballen me Lyon-in./arbresh.info.
Vazhdon dëshminë Nuredin Ibishi në rastin Thaçi dhe të tjerë...
Ismaili takoi Guvernatorin e Bankës së Italisë, diskutuan pë...
Zhegrova e David në ballinën e gazetës së famshme franceze L...
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e Mazllum Br...
Nisin takimet në Bruksel, Lajçaku e pret Petkoviqin
Osmani: Kushtetuta jonë është tejet unike