Titulli kampion në Kosovë, ishte diçka e papritur edhe për vetë presidentin e Dritës Valon Murseli. Numri 1 i intelektualëve i kishte vendosur si objektiv kryesor skuadrës për këtë sezon futbollistik, kualifikimin në Europa League, pra vendin e 2-të në kampionat.
Fitimi i kampionatit ishte një bonus i madh për të gjithë edhe për vetë presidentin e Dritës Murseli.
“Në fillim të kampionatit jemi ulur me kryesinë dhe kemi folur çfarë presim nga Drita dhe lojtarët e trajneri. Dëshira ishte dalja në Evropë, titulli ishte i dyti. Kishim qenë të kënaqur edhe me vendin e dytë. Para dy viteve kemi bërë shumë gabime, dolëm kampion, por kishte eufori dhe i harruam lojtarët si Fazliu dhe iku Rexha, por këtë sezon jemi përgatitur për këto gjëra, transmeton ss.
“Dua t’ju them se lojtarët e huaj cilësorë nuk po vijnë në Kosovë. Ata po hezitojnë të luajnë në Kosovë. Nuk ka infrastrukturë për të sjellë yje këtu. Pra ky është problemi. Ne mundemi të sjellim lojtar cilësor, por 34 vjeç, të rinjtë dhe të mirët nuk mund të sjellim. E kemi nis me 200 mijë euro investime në vitin tjetër e kemi rrit me 600 mijë dhe këtë sezon me mbi 1 milion euro”, tha Murseli.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...