E konfirmon Shaljani: Kërkohem nga katër skuadra, dy prej Superligës dhe dy nga kampionati shqiptar

09:29 | 27 Korrik 2020
Arbresh Info

Mbrojtësi Ardian Shaljani ka konfirmuar se është në bisedime me katër skuadra, dy nga Superliga e Kosovës dhe dy nga kampionati shqiptar.

Shaljani javën e kaluar bëri të ditur se i ka dhënë fund aventurës me Ferizajin, skuadër e cila edicionin e ardhshëm do jetë në Ligën e Parë.

Ai në një prononcim për arbresh.info, tha se në fillim të sezonit morën disa rezultate të këqija, por pastaj u këndellën duke arritur të fitojnë pikë.

“Paraqitje me Ferizajin ishte shumë e mirë, në fillim morëm disa rezultate të këqija, por më vonë arritëm të kapim ritmin dhe të fitojmë pikë. Unë mendoj që Ferizaji i duhet Superligës dhe shpresoj që të rikthehet përsëri”, theksoi fillimisht ai.

I pyetur për synimet, Shaljani theksoi se synimi kryesor është të luajë jashtë Evropës, ëndërr të cilën e kanë çdo lojtarë.

“Synimet e mia ashtu si çdo lojtar është që të luaj jashtë në Evropë”, vazhdoi mbrojtësi.

Në fund, Shaljani bëri të ditur se është në bisedime me disa ekipe dhe në ditët e ardhshme do ta vendos se cilës skuadër do t’i bashkohet.

“Jam në bisedime me disa ekipe, por s’ka asgjë konkrete. Shpresoj që këto ditë do vendos se ku do e vazhdoj karrierën. Mund të them se janë katër ekipe të interesuara për mua, dy prej tyre nga Superliga dhe dy nga kampionati shqiptar”, u shpreh Shaljani.

Për Shaljanin kampionati shqiptar nuk është i huaj sepse vitin e kaluar ishte pjesë e Besës së Kavajës./E.Bytyqi /arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme