Google ADS

Skender Hyseni takohet me kryeministrin Hoti, raporton për takimet në Bruksel

08:59 | 27 Korrik 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka nisur javën në takim me koordinatorin për dialogun Kosovë Serbi, Skender Hysenin.

Hyseni në takim me Hoti i ka raportuar për takimet që kishte ne Bruksel me përfaqësuesit nga Serbia dhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, raporton arbresh.info.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është njoftuar sot nga Koordinatori shtetëror për dialogun, Skënderi Hyseni, për takimet e delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë, në Bruksel.

Po ashtu, z. Hyseni e njoftoi kryeministrin Hoti edhe për takimet e tij të tjera të rëndësishme, ndër të cilat edhe me Asistent Sekretarin kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Philip Reeker”, thuhet në njoftimin e zyrës se kryeministrit.

Ndryshe Hoti ka deklaruar se Koordinatori shtetërore i dialogu, pas çdo takimi i raporton kryeministrit të vendit.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme