Sulmuesi i Arsenal-it, Pierre-Emerick Aubameyang gjatë verës mund t’i jap fund aventurës në “Emirates”.
Babai i lojtarit përmes një postimi e ka bërë me dije se gaboni mund të largohet duke shtuar frikë për tifozët e gjigantit anglez, transmeton portali arbresh.info.
Aubameyang ka me pak se një vit të mbetur me Arsenal-in, ndërsa thuhet se Arsenal-i i ka ofruar kontratë të re me vlerë 250 mijë euro në javë.
Mirëpo, babai i lojtarit përmes një postimi ka thënë se duhet të marrin vendimin e duhur për vazhdimin e karrierës.
“Djali im, nuk mund të isha më krenar që kam një djalë si ti. Bravo. Je vërtet shënues. Çdo sezon vazhdon në të njëjtën mënyrë, sezonin e kaluar shënove 22 gola, këtë sezon 22 gola”.
“Duhet të marrin vendimin e drejtë për karrierën tënde. Do shohim së shpejti, babai yt të shikon”, kishte shkruar ai.
Thuhet se Inter-i dhe Real Madrid-i janë dy skuadrat e interesuara për Aubameyang./arbresh.info.
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...