Në Kosovë deri më tani numri i personave të infektuar me koronavirus ka arritur në 7 mijë e 137.
Kosova që nga marsi e deri më tani ka regjistruar 7 mijë e 137 të infektuar me koronavirus.
Në mesin e tyre janë edhe 756 profesionistë shëndetësor të cilët janë infektuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, i cili ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.
Deri më tani në Kosovë kanë ndërruar jetë tre mjekë të cilët ishin të prekur me koronavirus.
Theksojmë se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 177, përderisa janë 3 mijë e 874 persona të cilët kanë arritur që të shërohen plotësisht nga COVID-19.
Ndërkaq numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 3 mijë e 86.
Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Begaj: Ju meritoni trajti...
Kosova mëson orarin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror në eS...
Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter mbushi 100 vjeç
SBASHK-u: Ministri Murati të gjejë mundësi ligjore, pagat të...
“Gratë kanë mundësi për diagnostikim dhe trajtim të pl...
Ministria e Mbrojtjes thotë se ushqimi i FSK-së mbetet i një...