Rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ka bërë që të jepet alarmi se vendi do të futet në kolaps pasi nuk do të ketë më vende në Spitale për t’i shtrirë ata që kërkojnë ndihmë si pasojë e këtij virusi.
Një alarm se Kosova po futet në kolaps ka dhënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.
“Alaramnte, jemi buzë kolapsit me pandeminë COVID-19! 7137 raste pozitive, 177 raste të vdekjes, 8 raste të vdekjes ne 24 orët e fundit , 3874 të shëruar dhe 3086 raste aktive. Situata mund të bëhet e papërballueshme. Nëse vazhdohet kështu shumë shpejt do të vijmë në situatë kur spitalet tona nuk do të kenë kapacitete për të përballuar fluksin e të sëmurëve dhe nuk do të ketë oksigjen dhe aparate respiratore të mjaftueshme për pacientët e shtrirë në spitale’, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook.
Deputeti Haxhiu ka shtuar se me vetëm 20 raste në ditë,qytetarët kanë qëndruar mbyllur, ndërsa, tani edhe me 200, përveq se nuk ka mbyllje, ka edhe neglizhencë e jo seriozitet në luftimin e kësaj pandemie.
“Me nga 20 raste në ditë me COVID-19 kemi qëndruar mbyllur dy muaj e gjysmë në shtëpi, tani me më shumë se 200 raste në ditë jo që nuk ka mbyllje, por edhe po neglizhohet dhe me joseriozitet po trajtohet pandemia COVID-19. Qytetarë të nderuar, ju bëj apel që të jeni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm karshi situatës në të cilën ndodhemi, mbani masaka, mos u përshëndetni dorë për dore, mbani disatancë, mbani higjienën personale, dezinfektoni hapësirën ku jetoni dhe punoni”, është shprehur ai.
Madje, sipas tij, situata me pandeminë është buzë kolapsit.
“Qeveritë e mashtrimit të 6 Tetorit, janë shndërruar në qeveri të zhgënjimit për shkak të paaftësisë që janë duke e treguar në menaxhim të situatës me pandeminë. Interesat politike partiake dhe grupore po vazhdojnë të dominojnë mbi ato të qytetarëve dhe të pacientëve”, ka deklaruar Haxhiu./zyrtare/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...