Google ADS

Familja Meta nisin pushimet në Sarandë

23:56 | 26 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Mbrëmjen e kësaj të diele, Presidenti Ilir Meta i ka lënë statuset politike, për të ndarë me ndjekësit se po pushon me familjen në bregdetin e Jugut.

Me tre fëmijët dhe bashkëshorten Monika Kryemadhi, Meta poston dy foto nga Kalaja e Lëkurësit, në Sarandë.

“Një mbrëmje të këndshme për të gjithë me familjet tuaja ju uroj nga Kalaja e Lëkurësit në Sarandë”, shkruan Meta në Facebook.

Dhe ky postim vjen një ditë para se Kuvendi të vendosë përfundimisht për shpëtimin e tij nga shkarkimi. Në raportin final pati dy qëndrime të ndryshme, mazhoranca u tërhoq me arsyen se ‘shkeljet nuk janë të rënda sa për të justifikuar sharkimin e tij’, ndërsa opozita parlamentare nuk ndryshoi mendim.

Shkarkimi i Metës u kërkua lidhur me vendimin tij për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit./kohajone/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme