Google ADS

Mendonin se kishte vdekur dhe e varrosën, familjarët shokohet kur e gjejnë duke ecur në varreza

20:30 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Familja e një burri egjiptian, për të cilin menduan se kishte vdekur dhe ishte varrosur, kanë mbetur të tronditur, pasi ai u rishfaq prap dhe mendonin se është ringjallur.

Mohamed El-Gammal, i cili është 40 vjeç, u gjet duke ecur në një varrezë në fshatin Kafr Al-Hosar në rajonin Sharqiyah në veri të Kajros.

Familja e tij kishin mbajtur funeralin e tij katër muaj më parë, pasi kishin identifikuar gabimisht  një kufomë tjetër që ngjante si El-Gammal.

El-Gammal, i cili kishte punuar si mësues dhe ishte i martuar me fëmijë, vuan nga një sëmundje mendore dhe shpesh zhdukej deri në një muaj.

Por në janar ai humbi dhe nuk u kthye më. Familja e tij po e kërkonte derisa morën një telefonatë nga një i afërm i cili punonte në një spital lokal.

I afërmi u tha atyre se një kufomë e paidentifikuar kishte mbërritur në spital dhe familja shkoi për të parë nëse ishte El-Gammal. Të gjithë besuan se kufoma ishte e tij, veç njërës nga motrat e tij.

Në raport thuhej ishte marrë një mostër e ADN-së nga trupi i tij, por rezultati nuk u mor kurrë nga familja dhe funerali ndodhi në 21 mars.

Katër muaj më vonë, El-Gammal i vërtetë u gjet i gjallë nga disa rinjtë gjatë fundjavës dhe u dërgua në stacionin më të afërt të policisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme