Katy Perry dhe Orlando Bloom anulojnë dasmën për herë të dytë

19:54 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Katy Perry dhe Oralndo Bloom vendosin ta shtyjnë dasmën sërish.

Katy Perry dhe i fejuari i saj Orlando Bloom kanë shtyrë dasmën e tyre për herë të dytë, shkruan DailyMail.

Në një intervistë të re, këngëtarja, 35 vjeçare, pranoi që çifti po përqendrohet në ‘lindjen e një fëmije të shëndetshëm’, ndërsa përgatiten për të mirëpritur vajzën e tyre në botë muajin tjetër.

Artisti dhe aktori, 43 vjeç, u përfol se fillimisht kishin planifikuar të lidhnin kurorë  dimrin e kaluar, përpara se të shtyhej ceremonia  që dyshohet se ishte vendosur të zhvillohej në Japoni  këtë verë.

Katy i tha The Mirror: “Ju nuk mund të planifikoni më në vitin 2020 sepse ato plane gjithmonë anulohen.

“Ne thjesht duam të lindim një fëmijë të shëndetshëm. Të gjithë duhet të bëjë plane për vetëm një javë tani” ka thënë këngëtarja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme