Google ADS

Manchester United mposhtë Leicester City-n dhe kualifikohet në Ligën e Kampionëve

18:59 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Manchester City ka bërë hapin pozitiv duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer arriti të mposhtë vendasit me rezultat 0 – 2, shkruan portali arbresh.info.

Ishte ylli i skuadrës Bruno Fernandes që në minutën e 71-të ndryshoi shifrat, kurse Jesse Lingard në minutat shtesë (90+8) dërgoi “Djajtë e Kuq” në Ligën e Kampionëve.

Vendasit gjatë tërë ndeshjes provuan të përmbysin këtë rezultat, por assesi nuk ia arritën të gjejnë rrugën drejt golit.

Me fitoren ndaj Leicester-it, United mban pozitën e tretë me 66 pikë, kurse vendasit edicionin e ardhshëm do jenë në Evropa Ligë ngase renditën në pozitën e pestë me 62 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme