Pavarësisht ndalesave për udhëtime në shumë vende të botës, kosovarët që kanë rezervuar pushimet për bregdetin turk mund t’i realizojnë pa asnjë problem.
Kompanitë kosovare deri tani kanë mundësuar udhëtime në bregdetin turk përmes aeroportit të Shqipërisë apo të Maqedonisë.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, edhe Lorik Krasniqi, një prej pronarëve të agjencive të udhëtimit.
“Momentalisht e kemi të ndaluar udhëtimin me shumicën e vendeve të botës. Ne për në bregdetin turk kemi udhëtuar përmes aeroportit të Shqipërisë apo të Maqedonisë”, ka thënë ai.
Krasniqi ka shtuar se momentalisht udhëtime të tilla mund të realizojnë vetëm përmes Shqipërisë.
“Nga Maqedonia tani e kemi ndaluar por përmes Shqipërisë e kemi ende këtë mundësi dhe këtë javë është liruar edhe një linjë direkte”, ka shtuar ai.
Ai ka folur edhe për dëmet që i janë shkaktuar agjencioneve të udhëtimit për shkak të masave kufizuese ndaj Covid 19./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...