Google ADS

Ibrahimovic dhe Donnarumma përgatiten për rinovimin e kontratës

13:42 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic dhe portieri Gianluigi Donnarumma janë afër që të rinovojnë kontratën me AC Milan-in.

Dy lojtarët janë parë me helikopter privat duke shkuar në shtëpinë e agjentit Mino Raiola, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Gazzetta dello Sport, të dy duan të mbesin në “San Siro” dhe mund të pranojnë edhe zvogëlimin e pagesës.

Të dy kanë bërë ndryshimin nën urdhrat e Stefano Pioli-t dhe janë duke ‘luftuar’ që të mbesin në Evropë.

Kontrata e suedezit skadon në fund të sezonit, kurse e italianit në vitin 2021.

Thuhet se Ibrahimovic-it pasi t’i skadojë kontrata mund t’i ofrohet posti i ambasador i bordit te “Rosonerët”, kurse Donnarumma mund të këtë klauzolën e lirimit për 50 milionë euro nëse edicionin e ardhshëm nuk arrijnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme