Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në profilin e tij në ‘Facebook’publikoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që pacientët në Klinikën e psikiatrisë të kenë kushte të mira për qëndrim, duke pasur parasysh se një pjesë e tyre qëndrojnë më gjatë në klinikë.
“Për herë të parë që nga hapja e Klinikës Psikiatrike në vitin 1993, pas 27 vjetësh, shtretërit e vjetër të ndryshkur janë zëvendësuar me 45 të reja me dyshekë të rehatshëm. Dhe në mënyrë që pacientët të kalojnë kohën jashtë në ajër të pastër, janë vendosur banka të reja në disa lokacione përreth Klinikës”, shkruan Filipçe.
Ai thotë se po investojmë në përmirësimin e kushteve në institucionet shëndetësore për shërbime më të mira shëndetësore për pacientët dhe kushte më të mira pune për punonjësit e shëndetit.
https://www.facebook.com/filipce.venko/posts/2447207978919554
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët