Pandemia e koronavirusit ‘godet’ Real-in, lojtarëve iu kërkohet zvogëlimi i pagesës

12:39 | 26 Korrik 2020
Arbresh Info

Real Madrid-i është një ndër skuadrat që kanë humbur më së shumti nga pandemia e koronavirusit.

Kampioni i Spanjës është skuadra më e prekur nga koronavirusi dhe thuhet se ka humbur rreth 180 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

“Los Blancos” duhet t’i rikthejnë këto para dhe nuk mund ta arrijnë duke shitur lojtarë.

Thuhet se presidenti Florentino Perez do t’i pyes lojtarët të zvogëlojnë pagesën.

Prioriteti kryesor për klubin spanjoll do jetë Gareth Bale, i cili fiton rreth 650 mijë euro në javë, andaj synojnë ta shesin në Premierë Ligë.

Kjo zbritje në pagesë do vlejë për tërë edicionin 2020/21.

Gjithashtu nëse “Mbretërit” eliminohen nga Liga e Kampionëve, nuk do arrijnë të bëjnë transferime të mëdha./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme