Ministria turke e Mbrojtjes tha se PKK/YPG sulmoi civilët e pafajshëm për të prishur sigurinë dhe paqen në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.
Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 12 janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist me mjet shpërthyes të kryer nga PKK/YPG në një treg në rajonin Ras Al-Ayn në veri të Sirisë.
Ras Al-Ayn bën pjesë brenda rajonit në të cilin Turqia vitin e kaluar nisi operacionin antiterrorist “Burimi i Paqes” dhe aktualisht është nën kontrollin e opozitarëve pas çlirimit nga terroristët.
Në një deklaratë me shkrim, Ministria turke e Mbrojtjes tha se PKK/YPG sulmoi civilët e pafajshëm për të prishur sigurinë dhe paqen në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.
“Terroristët, që janë armiq të njerëzimit, detonuan një mjet shpërthyes artizanal në një treg në qendër të Ras Al-Aynit, duke vrarë 5 civilë të pafajshëm dhe duke plagosur 12 të tjerë”, thuhet në deklaratë.
Ndryshe, qendra e qytetit Ras Al-Ayn u çlirua në tetor të vitit 2019, por organizata terroriste YPG/PKK shpesh kryen sulme terroriste ndaj vendbanimeve civile në Ras Al-Ayn dhe Tel Abyad nga rajonet Ayn Isa dhe Tel Tamer, të cilat vazhdon t’i mbajë të pushtuara./AA/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?