Vdes një gjilanas nga Covid-19

11:32 | 26 Korrik 2020
L G

Ka vdekur edhe një person si pasojë e infektimit me virusit COVID 19.

Kështu ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, për të cilin ka dhënë detaje.

Njoftimi i tij në Facebook:

Humb betejën me #COVID19 edhe një qytetar nga Livoqi i Epërm i Gjilanit, Q.S. 1950, i testuar pozitiv me 24 korrik dhe i hospitalizuar ne Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Edhe 125 qytetarë po e vazhdojnë betejën për jetë normale. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër #COVID19!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme