Google ADS

Lukaku thyen një rekord 70-vjeçar te Interi dhe një tjetër të vendosur nga Ronaldo

09:21 | 26 Korrik 2020
Arbresh.info

Romelu Lukaku është lojtari i parë i Nerazzurrëve që nga viti 1950 që shënon 15 gola në udhëtim në një sezon të vetëm në Serie A, ndërsa me këto dy gola ndaj Genoas, belgu ka thyer edhe një rekord të vendosur nga fenomeni Ronaldo.

Sulmuesi belg barazoi një rekord të Interit për golat e shënuar në udhëtim pas dy golave të tij në fitoren 3-0 ndaj Genoasë në Marassi të shtunën mbrëma.

Lukaku i dha Nerazzurrëve epërsinë në minutën e 34-të pas asistimit nga Cristiano Biraghi, ndërsa pas golit të dytë të shënuar nga Alexis Sanchez, belgu shënoi të tretin në minutat shtesë.

27-vjeçari tani ka shënuar 15 gola në udhëtim në kampionatin elitar italian duke thyer një rekord të vjetër plot 70 vjet.

Ai me këtë rezultat ka arritur të barazojë rekordin e vendosur nga Stefano Nyers në vitin e largët 1950.

Ish-sulmuesi i Chelseat dhe Manchester Unitedit ka qenë në formë të mirë që nga rifillimi i sezonit pas një pezullimi tre-mujor për shkak të pandemisë Covid-19.

Me gjashtë gola nga nëntë ndeshjet e ligës të luajtura që nga mesi i qershorit, ai ka quar në 23 numrin e golave në Serie A dhe 29 në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Përveç këtij rekordi, Lukaku ka arritur të eklipsojë edhe një rekord të vendosur nga legjenda braziliane, Ronaldo.

Me 23 gola të shënuar, ylli belg bëhet lojtari i parë i Interit që arrin këtë shifër golash në sezonin e tij të parë.

https://twitter.com/brfootball/status/1287109455763693577?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1287109455763693577%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Flukaku-thyen-nje-rekord-70-vjecar-te-interi-dhe-nje-tjeter-te-vendosur-nga-ronaldo%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme