Vdes një 32-vjeçar në Spitalin e Pejës, po priste rezultatin e testit për COVID-19

08:44 | 26 Korrik 2020
L G

Një 32-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, ka njoftuar spitali.

Siç thuhet në njoftim, 32-vjeçari ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.

“Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat”, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme