Kosova po hyn në muajin e pestë të izolimit, ndërkohë që shumë njerëz janë duke u ushqyer me diçka që ata i bënë të lumtur, në kalimin e kësaj pandemie.
E, padyshim ata po e ushqejnë kohën e izolimit me muzikë, art, libra dhe filma, shkruan arbresh.info.
Gjatë kohës së pandemisë, për dy muaj rresht, teatrot e Kosovës, patën ofruar shfaqje online për qytetarët, me qëllim që t’ua lehtësojnë kohën e izolimit, por siç dihet arti dhe kultura në Kosovë kanë pasur shumë problem.
Regjisori kosovar nga Kaçaniku, Ben Apolloni në një intervistë për arbresh.info, ka thënë se jo vetëm në kohë të pandemisë, por, arti e kultura kanë pasur probleme edhe më parë.
“Arti dhe kultura në Kosovë ka pasur shumë problem, ka marr frymë me vështirësi edhe më parë, por tani në kohën e pandemisë është vështirësuar gjendja edhe më shumë”, ka thënë ai.
Regjisori Apolloni, ka thënë se nga transmetimi i shfaqjeve online, janë menaxhuar keq, ku ishin të xhiruara me një kamerë dhe nuk vëreheshin aktorët mirë, e lëre më të shihet gjendja emocionale e tyre, gjestet, mimika, e shpesh nuk dëgjoheshin ka po flasin.
“Shpresoj që edhe kjo përvojë të shërbeje për tu mbushur mend dhe për t’i trajtuar shfaqjet dinjitetshëm”, ka thënë ai.
Ai bënë të ditur se gjatë kohës së pandemisë është shfaqur edhe komedia “Muaji i Mjaltit”, në Teatrin e Prizrenit, e që kjo komedi ishte punuar në vitin 2015.
Regjisori Apolloni, ka thënë po ashtu se më mirë të mos ishin shfaqur ato shfaqje nga këto probleme, sepse nuk vërehet mundi i artistëve.
“Krijohet përshtypje jo e mirë për artistët dhe për teatrin e Kosovës”, ka thënë Ben Apolloni.
Sipas tij, pandemia e ka dëmtuar shumë teatrin dhe kinemanë.
“Të gjitha projektet që kisha planifikuar për këtë vit, kanë dështuar. Shpresoj që ndonjërin ta realizoj në pjesën e dytë të vitit”, tha ai.
Apolloni ironikisht thotë se Kosova mund të krahasohet vetëm me Shqipërinë. Sipas tij, të gjitha vendet e rajonit janë shumë më mirë.
“Të gjitha vendet e rajonit e trajtojnë kulturën si esencë të vendeve të tyre. Kurse qeveritë tona tallen. Bile rrënojnë teatrot që kishin krijuar njëfarë tradite”, thotë ai.
Ndër të tjera ia ka deklaruar se teatrot dhe kinematë duhet të hapen, por normal që duhet të vendosen rregulla për ruajtjen e shëndetit.
“Unë do të doja që teatrot dhe kinematë të hapen sepse vërtetë më ka marr malli të shkoj të shoh shfaqje e filma. Por natyrisht duhet vendosur rregulla që do të ndihmonin në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve por edhe artistëve. Por mendoj që teatrot mund të punojnë edhe pa publikun në sallë. Mund të realizojnë shfaqjet dhe premierat t’i shfaqin online, drejtpërdrejt nëpër televizionet tona dhe të xhiruara mirë. Mund të përdorej e njëjta mënyrë si në ndeshjet sportive. Por nuk është mirë që artistët të lihen krejtësisht të papunë, sepse edhe arti, krijimtaria, kërkon të ruhet kondicioni”, ka deklaruar regjisori kosovar, Ben Apolloni.
Ai thotë se është dashur të ndahet edhe në Kosovë pakoja emergjente për artista.
“Por për fat të keq, deri më tani, për neve artistët që këtë vit nuk kemi mundur të punojmë asgjë, shkaku i pandemisë, nuk ka menduar aspak shteti. Unë shpesh e them: krijoj, pra jam. Sivjet kam vdekur. Edhe shteti po na thotë kështu”, thotë ai./E.Ballazhi/arbresh.info/
Begaj në Ditën e Çlirimit të Shqipërisë: 80 vite më parë ven...
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...