Alexis Sanchez dhe Chris Smalling do të kthehen te Manchester United, sikurse është marrëveshja e huazimit me Interin dhe Romën, sapo të përfundojë Seria A.
Dy futbollistët që janë në pronësi të “Djajve të Kuq”, sikurse njofton Sky Sports, nuk do të luajnë fazën finale të Europa League me dy ekipet italiane.
Drejtuesit e United nuk kanë ndërmend të zgjatin huazimin përtej javës së parë të gushtit e për rrjedhojë të dy lojtarët nuk mund të japin kontribut për zikaltrit dhe verdhekuqtë në kompeticion prestigjioz europian për klube.
Këtë vendim “Djajtë e Kuq” e kanë marrë orët e fundit ndikuar edhe nga fakti që Interi dhe Roma mund synojnë të fitojnë Europa League-n, kështu që janë rivalë potenciale të klubit anglez në këtë kompeticion.
Manchester United dëshiron që t’i shesë përfundimisht dy emrat në fjalë, pse jo tek Interi dhe Roma. Përjashtohet mundësia për huazimin e tyre edhe një sezon tjetër. Nëse Interi dhe Roma do të vendosin për t’i blerë, sërish kontributi i tyre do të jetë vetëm në sezonin e ardhshëm.
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...