SHBA, shkon në 148.530 numri i të vdekurve nga COVID-19

20:49 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Në SHBA deri më tani janë shëruar mbi 2 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 52,5 milionë.

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 148.530, prej të cilëve 1.166 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 79.824, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4.251.202.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 52,5 milionë.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.348.200 raste dhe India me 1.362.262./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme