Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Gjykata Speciale po ndërron rrolet se kush është viktima e kush agresori.
Deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale, dhe njoftimet e fundit të lëshuar nga ky institucon.
“Shqetësimi im kryesor është se Gjykata Speciale në bazë të deklaratës, në bazë të komunikatës si e nxorri, e krijon njëfar përshtypje se ne si qytetarë të Kosovës, dhe Ushtria Clirimtare e Kosovës, e ka sulmu Beogradin apo Nishin krijon përmbysje të realitetit. Është një lloj ndërrimi i rroleve. Është një lloj zhvendosje se kush ka qenë viktimë e kush ka qenë agresori”, ka thënë Hoxhaj në Codex.
Hoxhaj tha kështu duke diskutuar për gjenocidin në Kosovë, përmes librit “Goverments, Citizens, and Genocide” të Alex Alvarez.
Ai ka shtuar se duhet parë rastet e gjenocideve nëpër botë, si në Ruandë dhe Bosnje, për ta vendosur rastin e Kosovës në një kontekst të gjerë ndërkombëtar.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...