Google ADS

Tri skuadra nga Bundesliga kërkojnë Calhanoglu

17:42 | 25 Korrik 2020
Arditë Shkodra

Hertha Berlin, RB Leipzig dhe Schalke janë të interesuara për për nënshkrimin e Hakan Calhanoglu.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, Calcimercato, përcjell lajmi.net.

Një luftë mes treshes së Bundesligës mund të “ndizet”, me synimet e tyre për të sjellë sërish në Gjermani ish mesfushorin e Bayer Leverkusen.

Sidoqoftë, Milan nuk janë të gatshëm të shesin Calhanoglu, duke shpresuar që ai të nënshkruajë kontratë të re, për të qëndruar në ‘San Siro’ përtej vitit 2021.

Mesfushori 26 vjeçar turk, këtë sezon në fanellën e Milanit ka shënuar tetë gola në 33 ndeshje në Serie A.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme