Plazhet e Ohrit u mbushën gjatë fundjavës, ndërsa vizitorët ta japin përshtypjen sikur nuk frikësohen nga coronavirusi për shkak se nuk respektojnë masat për mbrojtje.
Nuk ka plazh të boshatisur në bregun e Liqenit të Ohrit, ndërsa në disa pjesë plazhet janë të stërmbushura dhe është gati e pamundshme të respektohen disa nga rekomandimet për mbrojtje nga coronvirusi siç është mbajtja e largësisë trupore prej dy metrave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të numrit të madh, ka edhe persona që vinë në plazh me tavolina dhe shumë rrallë vërehet mbajtja e maskave nga personat në plazh.
Nga Inspektorati paralajmërojnë dënime për mosrespektim të masave dhe se do të ketë kontrolle të përfocuara në plazhe, posaçërisht në vendet është paralajmëruar muzikë.
Më së shumti ka turistë vendor, ndërsa nga automjetet e parkuara mund të vërehet prania e shkupjanëve. Vizitorë ka edhe nga Shqipëria, të cilët mund të hynë në Maqedoninë e Veriut.
Edhepse protokolli thotë të dezinfektohet çdo karrige në plazhë para dhe pas përdorimit, në rajonin e Strugës dhe Ohrit kjo nuk respektohet.
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike