Proceset e mëdha gjyqësore, si të PSP-së së shuar dhe të Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nuk do të gjykohen brenda muajit të ardhshëm. Arsyeja për këtë është pushimi gjyqësor, që zgjatë deri më 15 gusht.
Rastet “Titanik“, “Monstra, “Durmo Turs“, “Lidhja ndërkombëtare“, mes tjerash edhe gjykimi për porositësit e incidenteve parlamentare, nuk do të gjykohen për shkak se gjykatësit veçmë ndodhen në pushim vjetor.. Këto procese do të vazhdojnë pas 15 gushtit, e disa prej tyre në shtator. Megjithatë, seanca në Gjykatën penale do të ketë për lëndët ku të akuzuarit janë në paraburgim, gjykimet për të akuzuar të huaj, si dhe kundërvajtje emergjente ose përkohësisht të lidhura.
GJYKATA THEMELORE PENALE SHKUP
Në mënyrë plotësuese, gjatë periudhës së ferisë gjyqësore deri më 15 gusht, gjykatësit në përputhje me orarin e punës dhe shfrytëzimin e pushimeve vjetore, në vazhdimësi i orientojnë këto lëndë me qëllim të respektimit të përpiktë të të drejtave të palëve në procedurat dhe parimin e gjykimit në afat të arsyeshëm.
Vetëm në gjysmën e dytë të korrikut, qëkur filloi feria gjyqësore, në Gjykatën Themelore Shkupi 1 janë caktuar 133 gjykime. 112 prej tyre janë në departamentin për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në ferinë gjyqësore janë duke u punuar edhe hetimet. Mund të ketë marrje në pyetje të të dyshuarve, nëse për ta kërkohet paraburgim. Ndryshe, në Penalen dy muaj e gjysmë gjykatësit nuk kanë punuar për shkak të pandemisë së virusit korona. Ata nga mesi i marsit ishin në pushim të detyrueshëm. Atëherë gjykoheshin vetëm lëndët e paraburgimit dhe ato që kanë të bëjnë me mosrespektimin e masave për mbrojtje nga përhapja e pandemisë. E gjithë kjo situatë kontribuoi për zvarritjen plotësuese të gjykimeve. Për një pjesë të lëndëve sivjet u mbajtën vetëm disa seanca, për të cilat në kushte normale mund të pritej që tashmë të jenë në fazën përfundimtare./alsat
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...