Një 103-vjeçar në Pakistan ka mposhtur Covid-19, duke u bërë kështu edhe një nga të mbijetuarit me moshë më të madhe në botë.
Aziz Abdul Alim, banor i një fshati në rajonin malor verior të Sitral, u largua javën e kaluar nga urgjenca e një qendre mjekësore, pasi u diagnostikua me koronavirus në fillim të korrikut.
“Ne ishim të shqetësuar për të duke pasur parasysh moshën e tij, por ai nuk ishte aspak i shqetësuar”, tha djali i 103-vjeçarit, Sohail Ahmed, për Reuters me telefon nga fshati i tij afër kufirit Pakistan-Kinë-Afganistan.
Ahmed tregoi se babai i kishte thënë atij se “kishte kaluar shumë në jetën e tij dhe se koronavirusi nuk e trembte atë”. Megjithatë, atij nuk i pëlqente të ishte i izoluar. Alim ka nëntë djem dhe vajza, nga tre martesat që ai ka pasur, tha djali 50-vjeçar i Ahmedit, duke shtuar se babai i tij ishte divorcuar nga gruaja e tij e katërt dhe tani është e martuar me të pestën.
Alim gjithashtu kishte nevojë për mbështetje morale dhe psikologjike gjatë karantinës dhe trajtimit të tij, i tha Reuters, doktor Sardar Naëaz, mjeku kryesor në Qendrën Shëndetësore Aga Khan.
Qendra e improvizuar u krijua në një konvikt vajzash vetëm disa javë përpara pranimit të Alim dhe është e vetmja zonë larg nga qendra, për të trajtuar pacientët me Covid-19.
Pakistani ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të sëmundjes dhe 5,763 vdekje. Ndërsa numri i pacientëve ka rënë gjatë muajit të kaluar, zyrtarët e qeverisë kanë frikë se mund të ketë sërish shtim gjatë festimeve të Myslimanëve për Bajram, të cilat fillojnë në 1 gusht./Blic/
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...
Këto ishin momentet më pikante nga darka e të nominuarve
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë
Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit t...
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...