Google ADS

Ministri Kuçi, jemi në krah të sektorit privat në kohë pandemie

14:22 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka vizituar sot ndërmarrjen “Eurometal”, në Ferizaj dhe ndërmarrjen “Ferronikeli” në Drenas.

Këtë takim e zhvilloi së bashku me kryeministrin Hoti, për t’i dal në krah të sektorit privat në kohë pandemie, shkruan arbresh.info.

Ministri Kuçi, nëpërmjet një statusi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se iu është treguar këtyre bizneseve për Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila po punohet nga Qeveria që bizneset të ruajnë kapacitetet e prodhimit dhe numrin e punëtorëve.

Ndër të tjera, ministri shtoi se do të punojmë që të zvogëlojmë edhe më tej efektin e pandemisë tek bizneset, edhe pse fatkeqësisht ato janë prekur jo pak./Arbresh.info

https://www.facebook.com/blerimkuciaak/posts/3324830164243608

Të ngjashme