Sulmojnë zyrtarët policorë, arrestohen tre të dyshuar

12:20 | 25 Korrik 2020
Arbresh.info

Në rrugën “Haqif Tetova” në Gjilan tre persona kanë sulmuar dy zyrtarë policorë.

Njëri prej tyre ka marrë lëndime me ç’rast ka kërkuar edhe ndihmë mjekësore, shkruan portali arbresh.info.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme